Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mbi 29.5 milionë receta elektronike të rimbursueshme të lëshuara në e-Albania nga viti 2016
👁6495
Në platformën e-Albania janë gjeneruar mbi 29.5 milionë receta elektronike të rimbursueshme nga viti 2016 deri më sot. Sipas një postimi në faqen zyrtare të e-Albania në rrjetet sociale, vetëm në vitin 2024 janë lëshuar 4.3 milionë receta elektronike, falë sistemeve elektronike, për shërbime efikase dhe në ndihmë të pacientëve. Receta elektronike e lejon mjekun, të krijojë dhe të transmetojë në mënyrë elektronike një recetë si dhe farmacistin të ekzekutojë në mënyrë elektronike recetën. Sistemi i e-Receta lejon Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor që të monitorojë, kontrollojë dhe të rimbursojë recetën elektronike për çdo pacient. Sistemi e-Receta rrit saktësinë...