Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Mbi 240 mijë $..”/ SPAK dyshon për episod të ri korrupsioni për Metën e Kryemadhin
SPAK dyshon për një tjetër episod korrupsioni për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Siç mëson gazetari i “Klan News” Besar Bajraktaraj, bëhet fjalë për mbi 240 mijë dollarë shpenzime me kartën e dytë bankare që ishte vënë në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku. Në hetimet e mëparshme ishte zbuluar një kartë tjetër “American Express” që gjithashtu përdorej dhe mbahej nga i njëjti biznesmen. Kjo është shuma që është arritur të dokumentohet deri më tani pasi dyshohet se vlera mund të jetë më e lartë dhe për këtë priten të tjera letërporosi. SPAK ka administruar disa letërporosi nga disa shtete...