Mbi 209 milionë euro fitime, Barcelona e kthen fanellën e saj në “minierë ari”

Mbi 209 milionë euro fitime, Barcelona e kthen fanellën e saj në “minierë ari”

Momentet e shkëlqyera sportive të Barcelonës po reflektohen gjithashtu pozitivisht edhe në departamentin komercial të klubit. Fanella e Barçës është një ndër më të shiturat në nivel botëror. Dëshmi për këtë është rekordi në të ardhura dhe përfitueshmëri, i regjistruar në ushtrimin financiar të mëparshëm të filialit “Barça Licensing & Merchandising” (BLM), që arriti shifrën mes 140 dhe 150 milionë eurosh, siç deklaroi presidenti Laporta. Këto shifra e bëjnë fanellën e Barçës një nga më të lakmuarat në treg, klubi katalanas po e shfrytëzon këtë me hyrjen e shumë sponsorëve të rinj që reklamohen në uniformat e ndryshme të ekipit (meshkuj dhe femra). Gjatë turit aziatik, në të cilin ndodhet skuadra e drejtuar nga Hansi Flick, janë katër sponsorë që shfaqen në uniformat blaugrana, pesë...