Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Mbi 150 bagëti ngordhin në Martanesh nga sëmundja e murtajës, autoritetet në alarm
👁8879
Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë, është prekur nga sëmundja e murtajës. Burime bëjnë me dije se deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë. Drejt fermës janë nisur specialistët e drejtorisë rajonale të Ekstensionit Bujqësor-Dibër, të shërbimit veterinar në qark dhe ato pranë bashkisë Bulqizë.