Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mbi 100 zjarre të raportuara në Kosovë gjatë orëve të fundit, një zjarrfikës i lënduar
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se nga shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre. Agjencia njoftoi se një zjarrfikës është lënduar në Ferizaj gjatë intervenimit për shuarjen e zjarreve. Raportimi i djeshëm i Qendrës Operative të Agjencisë tregon një rritje në numrin e vatrave të zjarrit, me gjithsej 101 raste të raportuara vetëm në gjashtë orët e fundit. Prej tyre, 48 janë ende aktive, ndërsa 53 janë lokalizuar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjendja është e vështirë dhe kërkon veprim të shpejtë e të bashkërenduar...