Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mbetjet spitalore në Koplik ende të pa asgjësuara, ekskavatori që i mbuloi zhduket pa përfunduar hetimi
👁11260
Rreth një muaj pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare” për mbetjet spitalore të hedhura në mënyrë të paligjshme në fshatin Mihaj të Koplikut, situata mbetet alarmante. Mbetjet ndodhen ende në të njëjtin vend, të pa asgjësuara, ndërkohë që ekskavatori që dyshohet se i mbuloi, është zhdukur nga vendngjarja pa u identifikuar ende pronari dhe pa përfunduar hetimet. Në kohën e publikimit të rastit, policia kishte vendosur shirita sigurie rreth zonës dhe mbante nën vëzhgim territorin, ndërsa një ekskavator ndodhej në vendngjarje. Bashkia e Malësisë së Madhe u distancua nga mjeti, duke deklaruar se nuk ishte në pronësi të saj dhe...