Mbërrin kroçera e parë për këtë vit në Durrës

Mbërrin kroçera e parë për këtë vit në Durrës

Porti i Durrësit mirëpriti kroçerën luksoze “MV Hamburg”, me 270 pasagjerë nga vende të ndryshme evropiane si Franca, Belgjika dhe Gjermania.Kjo është anija e parë turistike për këtë vit që ndalon në portin më të madh të vendit, duke shënuar hapjen zyrtare të sezonit të kroçerave në Durrës. “Kemi ardhur nga Pireu dhe në bord kemi pasagjerë nga Gjermania, Franca dhe vende të tjera. Ndaluam më parë në Sarandë dhe Vlorë dhe më pas do të udhëtojmë drejt Malit të Zi, në portin e Kotorrit.Fatmirësisht koha është shumë e mirë dhe pasagjerët janë mjaft të kënaqur. Ata e pëlqejnë udhëtimin...
Burimi: Opinion.al