“Mbaron shkollën dhe nuk gjen dot punë”/ Studenti i Drejtësisë në protestë: Policia nuk po kursen nga dhuna as vajzat!

“Mbaron shkollën dhe nuk gjen dot punë”/ Studenti i Drejtësisë në protestë: Policia nuk po kursen nga dhuna as vajzat!

Studentët vijojnë protestën në Tiranë, duke ngritur shqetësimet për mungesën e vendeve të punës, vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë pas përfundimit të studimeve dhe largimin nga vendi. Një student i Drejtësisë, pjesëmarrës në protestë, u shpreh se të rinjtë kanë shumë arsye për të protestuar, pasi, sipas tij, mundësitë e punësimit mungojnë si në profesionin e tij, ashtu edhe në shumë fusha të tjera. “Jam student i Drejtësisë dhe protestoj për të drejtat tona. Ti mbaron shkollën dhe nuk gjen dot një vend pune. Ka shumë arsye për të protestuar. Vendet e punës mungojnë në profesionin tim dhe në shumë të tjerë. Prindërit bëjnë sakrifica dhe kjo gjë nuk shpërblehet, dhe ne detyrohemi që të largohemi”, deklaroi ai. Studenti ngriti gjithashtu shqetësime për...