Mbaron afati për lirimin e hapësirave publike! Aksion pa paralajmërim në pedonalen e Korçës, IMT zbarkon me polici!

Mbaron afati për lirimin e hapësirave publike! Aksion pa paralajmërim në pedonalen e Korçës, IMT zbarkon me polici!

Në Korçë ka përfunduar afati për lirimin vullnetar të hapësirave publike. Për këtë arsye, këtë të martë, Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit (IMT), e mbështetur edhe nga Policia Bashkiake e Korçës, ka nisur ndërhyrjen për prishjen e konstruksioneve metalike në pedonalen e qytetit. Këshilltari i pavarur i Bashkisë së Korçës, Lazjon Petri, ka reaguar në mbështetje të biznesit. Sipas tij, kjo ndërhyrje po kryhet pa një vendim të shkruar, ndërsa shtoi se kryebashkiakët nuk po dalin nga “fustani” i Kryeministrit Rama për të kundërshtuar urdhrin e tij. Prej më shumë se një muaji, në vend po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Ndërkaq, deri më 31 korrik, ishte afati i fundit për bizneset që kanë aktivitetin e tyre në akset nacionale, që të lironin...