Mbappé shpallet “Onze d’Or”: E kam treguar herë pas here se mund të bëj gjëra të marra
Kylian Mbappé është shpallur fitues i çmimit “Onze d’Or”, që revista franceze “Onze Mondial” ia jep futbollistit më të mirë të sezonit, bazuar në votat e lexuesve. Sulmuesi i Real Madridit la pas João Neves dhe Kvaratskhelia. Në intervistë, francezi u shfaq pa komplekse: “Kush mendon se jam perfekt, nuk shikon televisor. E kam treguar herë pas here se mund të bëj gjëra të marra. Dhe e pranoj këtë”. Për ambicien e tij për të qenë më i miri, shpjegoi: “Për të bërë gjëra të mëdha, nuk mund të dalësh në fushë duke menduar se të tjerët mund të bëjnë më mirë se ti. Do t’i vendosje vetes limite”. Mbappé e konsideron dyshimin si çelësin e përmirësimit: “Të lejon të tejkalosh veten dhe të mos...
Burimi:
telesport.al