Mbappé çon PSG-në në gjyq. I bllokohen 55 milionë euro, kërkohet përjashtimi nga Champions League

Mbappé çon PSG-në në gjyq. I bllokohen 55 milionë euro, kërkohet përjashtimi nga Champions League

Ka shpërthyer përfundimisht lufta mes Kylian Mbappé dhe PSG. Ish-ylli i skuadrës pariziene, tani lojtar i Real Madridit, ka ndërmarrë një veprim të bujshëm ligjor kundër ish-klubit të tij, duke e akuzuar për mosshlyerje të pagave dhe bonuseve të prapambetura. Rezultati? Bllokimi gjyqësor i 55 milionë eurove në llogaritë bankare të PSG-së, si dhe kërkesa formale drejtuar Federatës Franceze të Futbollit për të njoftuar UEFA-n për mospagimin e detyrimeve, çka mund të çojë deri te përjashtimi i klubit nga Champions League 2025-2026. Sipas “Corriere della Sera”, çështja përfshin gjithashtu akuza për presion gjatë negociatave për rinovimin e kontratës, si dhe një fushatë shpifjesh të dyshuara ndaj lojtarit në rrjetet sociale. 55 MILIONË TË BLLOKUARA Çështja ka hyrë në një fazë përplasjeje të hapur, pas konferencës për shtyp...