Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Mbante peng dhe dhunonte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari
👁12147
Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi dhunonte bashkëjetuesen italiane në banesën e tij në Cakran, ku e mbante prej disa ditësh pa dëshirën e saj. Në pranga mësohet se ka rënë, Albion Islami, i cili ka rezultuar me precedent kriminal, për dhunë në familje dhe për vjedhje. 27-vjeçari është arrestuar në tentativë për t’u larguar, me një automjet të marrë me qira. Ndërkohë, shtetasja italiane iu dorëzua autoriteteve të Konsullatës së Italisë në Shqipëri dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Njoftimi i policisë: Operacioni, rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet Policisë së Fierit,...