Mbante kokainë, armë zjarri dhe detonatorë brenda në banesën, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

Mbante kokainë, armë zjarri dhe detonatorë brenda në banesën, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Kryebushat të Shkodrës, pasi u kap me lëndë narkotike, armë zjarri dhe pajisje luftarake në posedim. Gjatë kontrollit në automjetin e Gjovalin Manit u gjetën disa doza kokaine, ndërsa në banesë iu sekuestruan 110 kapsolla detonatore, dy pistoleta, një silenciator dhe municion luftarak. I arrestuari rezulton me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje. Autoritetet sekuestruan gjithashtu një automjet dhe një telefon celular që dyshohet se janë përdorur për veprimtarinë kriminale. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv