“Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

“Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

Analisti Frok Çupi ka komentuar në “News Line” në ABC News përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Gjatë diskutimit, Çupi u shpreh se përjashtimet nga grupet parlamentare në Shqipëri kanë ndodhur që prej viteve ’90, duke pretenduar se mbi 50 deputetë janë përjashtuar ndër vite dhe se vendimet nuk kanë qenë të lidhura me çështje ligjore apo korrupsion, por me përplasjet për pushtetin. Duke komentuar konkretisht rastin e Spiropalit, analisti deklaroi se veprimet e saj kanë qenë të një natyre më të gjerë dhe se, sipas tij, kanë goditur rendin kushtetues. Ai vlerësoi gjithashtu se vendimi i grupit parlamentar tregon se Partia Socialiste nuk është e gatshme të ndalojë veprimet e saj për shkak të interesave të pushtetit, por po i...