Mazda po përgatit BT-50 të ri, me synimin për të rivalizuar më fort në treg
Një gjeneratë e re e kamionçinës Mazda BT-50 është duke u zhvilluar dhe pritet të prezantohet rreth vitit 2028. Modeli aktual, i lançuar në vitin 2020 dhe i rifreskuar në fund të vitit 2024, përdor platformën e Isuzu D-Max. Vinesh Bhindi, drejtor i Mazda Australia, ka bërë të ditur se puna për pasardhësin ka nisur, ndonëse nuk ka dhënë informacion mbi specifikat teknike të automjetit. Për zhvillimin e kamionçinës së ardhshme, Mazda ka gjasa të mbështetet përsëri te një partner, pasi nuk disponon kapacitetet e nevojshme për të krijuar e vetme një platformë të tillë. Ndër skenarët e mundshëm është vijimi i bashkëpunimit me Isuzu, ndërsa një tjetër mundësi lidhet me zgjerimin e partneritetit me prodhuesin kinez Changan. Bashkëpunimi me Changan mund t’i hapë rrugë...
Burimi:
javanews.al