Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Maturantët dhe nxënësit e klasave të nënta mbetës në provime, publikohen datat e sesionit të dytë
Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka publikuar udhëzimin e përbashkët për zhvillimin e sesionit të dytë të provimeve të Maturës Shtetërore 2025 dhe Maturës Shtetërore Profesionale 2025. Ky sesion u vjen në ndihmë maturantëve që nuk kanë arritur të kalojnë provimet në raundin e parë. Sipas Udhëzimit, provimet do të zhvillohen sipas këtij kalendari: 19 gusht 2025: Provimi i Gjuhës së huaj 22 gusht 2025: Provimi i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë 26 gusht 2025: Provimi i Matematikës 2 shtator 2025: Provimi me zgjedhje (për Maturën e Përgjithshme) ose Provimi i teorisë profesionale të integruar (për Maturën Profesionale) Të gjitha provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Testet...