Matteo Materazzi: “SLA po më merr diçka çdo ditë”. Rrëfen trajtimin eksperimental në SHBA
Matteo Materazzi, ish-agjent sportiv, vëllai i Marco Materazzi, foli në emisionin “Verissimo” për betejën me sklerozën laterale amiotrofike (SLA) dhe trajtimin eksperimental që ndoqi për 6 javë në SHBA. Pranë tij ishte bashkëshortja Maura, me të cilën ka kaluar tri dekada dhe ka kapërcyer edhe një krizë martesore. “Kam një sëmundje të tmerrshme. Qëndrova një muaj e gjysmë në SHBA për trajtim eksperimental kundër SLA-së, – tregoi Materazzi, duke falënderuar miqtë që e ndihmuan financiarisht. – Ky trajtim nuk më shërben mua, por fëmijëve tanë. Është një sëmundje gjenetike; sot e kam unë, nesër mund ta kenë fëmijët e mi. Do të doja të ekzistonte një armë për ta luftuar”. Maura shpjegoi se kanë vënë re një ngadalësim të përparimit të sëmundjes, por paralajmëroi: “Nuk...
Burimi:
telesport.al