Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri edhe në fshatin Mallunxë, ndërhyn helikopteri

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri edhe në fshatin Mallunxë, ndërhyn helikopteri

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në territorin e Bashkisë Mat gjatë ditës së sotme. Flakët përfshinë një masiv pyjor me dushqe (Lis) shumë pranë zonës së banuar. Për shkak të dendësisë, thatësirës dhe erës së fortë, flakët u përhapën me shpejtësi. Në terren ishin punonjës të shërbimit zjarrfikës, të mbrojtjes civile, shërbimit pyjor të Bashkisë Mat dhe banorë të zonës. Për shkak të terrenit të vështirë operacioni nga toka e kishte të pamundur për ndalimin e përhpajes së flakëve, ndërsa në ndihmë erdhi një helikopter i ministrisë së mbrojtjes i cili hodhi disa herë ujë, por për shkak të errësirës, ndërpreu operacionin. Për momentin vatra e zjarrit është izoluar, por nuk përjashtohet mundësia e riaktivizimit për shkak të trungjeve të thata brenda vatrës.