“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë të re ligjore kundër dhunës urbane, ndërsa ka deklaruar se bizneset e dëmtuara gjatë protestave në Tiranë do të dëmshpërblehen. Sipas tij, personat që fshihen pas maskave dhe përfshihen në akte dhune përfaqësojnë një rrezik për rendin publik.Në reagimin e tij pas përplasjeve të mbrëmshme në kryeqytet, Rama akuzoi Partinë Demokratike se ka kaluar nga prapavija në organizimin e drejtpërdrejtë të asaj që ai e cilësoi si dhunë urbane. “Pas një tjetër vale dhune mbrëmë në qendër të Tiranës, ku PD doli nga prapavija në ballë të ushtrimit të dhunës urbane dhe godina e saj u kthye në strehim politik dhe në pikë furnizimi me lëndë plasëse të dhunuesve të mbledhur mbrëmë nga të katër anët dhe katër...