Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mashtrimi me mjekët/ Manipulim me inteligjencën artificiale, përdoret imazhi i doktorëve të njohur
Përdorimi i imazheve të mjekëve të njohur, duke u vendosur zëri nëpërmjet inteligjencës artificiale për reklamime të ndryshme, ka bërë që shumë pacientë të bien pre e mashtrimeve. Kjo situatë ka alarmuar mjekë dhe shoqatat e tyre, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Së fundmi, duke përfituar nga popullariteti i tij në rrjetet sociale, ka qarkulluar në mënyrë abuzive një video e montuar e Dr. Skënder Bratajt. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, tha se policia mund të ndërhyjë vetëm në rast të denoncimeve. Kreu i Urdhrit të Mjekut, Dr. Dritan Trepçe, kërkoi që të përforcohet legjislacioni për...