Mashtrimi me mikrokreditë, SPAK përfundon hetimet! Sekuestrohen llogari bankare me mbi 420 mln lekë dhe 1.3 mln euro

Mashtrimi me mikrokreditë, SPAK përfundon hetimet! Sekuestrohen llogari bankare me mbi 420 mln lekë dhe 1.3 mln euro

SPAK ka përfunduar hetimet në lidhje me mashtrimet me mikrokreditë, duke dërguar për gjykim 16 persona dhe 4 personave juridikë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se ata janë të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare. Ndër të tjera është vendosur sekuestrimi i llogarive bankare me mbi 420 milionë lekë dhe rreth 1.3 milionë euro. Këto shuma monetare janë sekuestruar në llogari personale, depozita, bono thesari dhe letra me vlerë të të pandehurve. Të pandehurit dhe akuzat: Arben Meskuti, i akuzuar...