MASHTRIMET! Njëri i merr 75 mijë euro një personi për blerje banese, tjetri ‘agjent’ e shet 2 herë, noterja në kërkim

MASHTRIMET! Njëri i merr 75 mijë euro një personi për blerje banese, tjetri ‘agjent’ e shet 2 herë, noterja në kërkim

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Dy raste mashtrimi me shitjen e apartamenteve janë goditur nga Policia e Tiranës, duke çuar në arrestimin e dy personave, ndërsa në kërkim ështtë shpallur edhe një noterë që ka ndihmuar për falsifikimin e dokumentave. Konkretisht të arrestuarit janë Marjo Qose dhe Nani Kolovani, kurse në kërkim është shpallur noterja Majlinda Demollari. Në rastin e parë Marjo Qose, 31 vjeç i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet. Në rastin e dytë 48-vjeçari, Nani Kolovani shiti 2 herë, apartamentin e tij. Ky i fundit bashkëpunoi me noteren për të falsifikuar kontratat për shitjen e këtij apartamentit....