“Mashtrim publik nga Kushtetuesja”- Rrëzimi i kërkesës së PD-së për Avokatin e Popullit, Bardhi sulmon Gjykatën: Iu shmang transparencës, e papranueshme!

“Mashtrim publik nga Kushtetuesja”- Rrëzimi i kërkesës së PD-së për Avokatin e Popullit, Bardhi sulmon Gjykatën: Iu shmang transparencës, e papranueshme!

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Pas vendimit, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili e ka kundërshtuar arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese. Bardhi pretendon se në vendim janë shtrembëruar faktet lidhur me momentin kur PD-ja tërhoqi mbështetjen për kandidaturat. Sipas Bardhit, PD-ja e ka tërhequr mbështetjen për kandidaturat më 5 dhjetor 2025, ndërsa Komisioni i Ligjeve i ka verifikuar kandidaturat dhe i ka kaluar për votim në seancë plenare më 9 dhjetor 2025. Reagimi i Gazment Bardhit: “Mund të kishin thënë thjesht “rrëzohet”, për qëllime politike, pa pasur nevojë të mashtronin publikisht. Në çdo rast, çfarëdo lloj vendimi që do të merrte Gjykata Kushtetuese, ne do...