Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Masat për trafikantët e drogës! GJKKO ka lënë në burg 5 të dyshuarit për trafikun e gjashtë ton kokainë, u lirua vetëm njëri
Gjatë masës së sigurisë me dyer të mbyllura, prokurori Adnan Xholi konfirmoi edhe njëherë për gjykatën qëndrimin e tij për të lënë në burg të dyshuarit e radhës, të cilët cilësohen si një grup ndërkombëtar, të cilit vetëm gjatë vitit 2020 iu bllokuan 6 tonë kokainë që në treg vlente gati 411 milionë euro. Pasi ka dëgjuar palët, gjyqtari Erjon Bani la në arrest në burg pesë prej tyre, ndërsa Ilir Lloshaj u lirua pasi rezultoi se ishte arrestuar gabimisht, dhe se duhej prangosur një shtetas tjetër me të njëjtin emër dhe mbiemër, që jeton po në qytetin e Elbasanit...