Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin
Padrejtësitë dhe pabarazia nuk justifikojnë dhunën. Ekonomistë e ekspertë në analizën më të parë të situatës që shoqëron protestat në vend, e shohin dhunën e shkatërrimet me një dëm të shumëfishtë sidomos përkundër një ekonomie që e sheh veten në garë për të qenë pjesë e tregut evropian. “Me akte të tilla që ndikojnë në pasigurinë e bizneseve në përgjithësi, pasojat mund të jenë afatgjata, përtej kohës kur ato ndodhin. Gjithashtu, ndikim kanë edhe dëmet e dukshme, si prishja e ambienteve, si dhe cenimi i qetësisë dhe i rendit publik, të cilat ndikojnë në konsum”, u shpreh eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj. Përveç masave që sipas ekspertit Gjokutaj kanë filluar, situata duhet të reflektohet nga të gjitha palët e prekura. “Në lidhje me atë që...
Burimi:
javanews.al