Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Masakroi me thikë partneren 52-vjeçare, Gjykata e Korçës vendos burg pa afat për Ilirjan Selmanin
Ilirjan Selmani KORÇË- Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Ilirjan Selmanin, personi i dyshuar për vrasjen makabre të 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec. 31-vjeçari doli para togave të zeza mesditën e sotme, ku u njoh me masën e sigurisë. Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, Selmani ka mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen e tij në ngjarje. Ai ka deklaruar se nuk është autori i vrasjes dhe se nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie bashkëjetese me 52-vjeçaren. Nga ana tjetër, prokuroria ka paraqitur dy prova kryesore në mbështetje të dyshimeve: njollat e gjakut të gjetura në një palë...