Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Masakroi Ilaria Sulën, autori rrëfen para prokurorëve: Kur transportoja trupin u ndala bleva cigare dhe çakmak
👁10034
Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës, Mark Samson shpjegon versionin e tij të vrasjes së Ilarias Sulës, ish-dashurës së tij me origjinë shqiptare, me banim në Romë të Italisë. “Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur”, – shkruan 23-vjeçari në letër, në të cilën tregon fazat që i paraprinë goditjes me thikë të 22-vjeçares në apartamentin ku jetonte Samsoni me prindërit e tij në rrugën Homs, në lagjen Afrikane të kryeqytetit italian. Në...