Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi

Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Midtown Manhattan, ku Shane Devon Tamura hapi zjarr brenda një godine shumëkatëshe në adresën 345 Park Avenue, duke lënë pas viktima dhe panik masiv. Sipas dëshmitarëve okularë, të shtëna të shpejta dhe britma pushtuan zonën vetëm pak minuta para orës 18:30, në një kohë kur qindra punonjës ishin duke lënë zyrat pas përfundimit të orarit të punës. “Në fillim u duk si dy të shtëna të shpejta dhe më pas ai hapi zjarr”, tregoi Nekeisha Lewis për Associated Press. Ajo ndodhej në një...