Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

Pas Macron, Von der Leyen dhe Orban, edhe komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kos shprehet se pret me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.  “Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Momenti për Zgjerimin ne BE është real, le ta kapim së bashku! “, shkruan Kos ne rrjetin social X.
Burimi: Opinion.al