Marta Kos shpreh keqardhje për këngën nacionaliste serbe në koncertin në Bruksel

Marta Kos shpreh keqardhje për këngën nacionaliste serbe në koncertin në Bruksel

16 November, 2026 - 10:44 Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka shprehur keqardhje për interpretimin e një kënge nacionaliste serbe gjatë koncertit të organizuar në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel. Duke folur para gazetarëve të hënën, më 16 nëntor, para nisjes së Forumit, Kos ka thënë se përgjegjësia për përzgjedhjen e këngës u takon muzikantëve dhe se interpretimi i saj nuk përfaqëson qëndrimet e Komisionit Evropian. Ajo ka theksuar se është e vetëdijshme për vuajtjet dhe sakrificat që kanë përjetuar njerëzit në këtë pjesë të Evropës, duke nënvizuar rëndësinë e pajtimit dhe të kujtesës historike. “Ne nuk kërkojmë që dallimet të harrohen, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”,...