“Dhjetë sekondat e fundit”, romani që vë në pikëpyetje përgjegjësinë njerëzore në epokën e inteligjencës artificiale

“Dhjetë sekondat e fundit”, romani që vë në pikëpyetje përgjegjësinë njerëzore në epokën e inteligjencës artificiale

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po riformëson marrëdhënien mes njeriut dhe teknologjisë, shkrimtari amerikan Bruce Holsinger e trajton këtë raport përmes një historie familjare, ku një aksident tragjik automobilistik shndërrohet në një dilemë mbi fajësinë, përgjegjësinë dhe kufijtë e autonomisë së makinave. Romani i tij i katërt, Die letzten zehn Sekunden (Dhjetë sekondat e fundit), i botuar në gjuhën gjermane nga shtëpia botuese Hoffmann und Campe, ndërton një rrëfim thriller, në qendër të të cilit është familja Cassidy-Shaw. Gjatë një udhëtimi në Maryland, automjeti i tyre përplaset me një makinë që vjen nga drejtimi i kundërt, duke shkaktuar vdekjen e një çifti të moshuarish. Familjarët e mbijetojnë aksidentin me lëndime, por ngjarja shënon fillimin e një përballjeje të ndërlikuar me të vërtetën. Në momentin e përplasjes,...