Marta Kos: Qasje e re për integrimin, më shumë Europë para anëtarësimit! Ballkani Perëndimor të përfitojë nga tregu i përbashkët

Marta Kos: Qasje e re për integrimin, më shumë Europë para anëtarësimit! Ballkani Perëndimor të përfitojë nga tregu i përbashkët

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Bashkimi Europian po ofron një qasje të re integrimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u mundësuar atyre më shumë përfitime dhe akses në tregun europian përpara anëtarësimit të plotë. Gjatë takimit për Planin e Rritjes, Kos theksoi se BE synon të hapë më shumë sektorë të tregut për vendet e rajonit, përfshirë energjinë dhe transportin, si dhe të zgjerojë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e tyre në institucionet europiane në fushat ku kanë shënuar progres. Ajo vuri në dukje rëndësinë strategjike të korridoreve tregtare që kalojnë përmes Ballkanit Perëndimor, duke i cilësuar ato pjesë të një rrjeti më të gjerë lidhjesh mes Bashkimit Europian, rajonit, Turqisë dhe Azisë Qendrore. “Që nga hera e fundit KE ka prezantuar qasje...