Marta Kos mesazh qeverisë së re serbe: Pa sanksione ndaj Rusisë, vështirësohet rruga drejt BE-së!

Marta Kos mesazh qeverisë së re serbe: Pa sanksione ndaj Rusisë, vështirësohet rruga drejt BE-së!

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar se qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë mund të përbëjë një pengesë të rëndësishme në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se për një vend që synon të përafrojë interesat e tij strategjike me ato të BE-së, mungesa e përputhjes me qëndrimet e Unionit do ta bëjë shumë të vështirë përparimin në procesin e integrimit. Kos foli edhe për fitoren e Listës Studentore në Serbi, të cilën e cilësoi si një mundësi për një fillim të ri të vendit në rrugën evropiane. Sipas saj, kërkesat e studentëve për rikthimin e shtetit ligjor, forcimin e demokracisë, garantimin e lirisë së medias dhe luftën kundër korrupsionit përputhen me kushtet që Bashkimi Evropian i ka...