Marshimi në Tiranë, protestuesit përplasen për pak minuta me policinë

Marshimi në Tiranë, protestuesit përplasen për pak minuta me policinë

Ndryshe nga herët e tjera, këtë mbrëmje gjatë marshimit protestuesit janë përplasur me policinë. Në protestën e 124-të qytetarët u shprehën se kërkesa për dorëheqjen e Ramës mbetet e panegociueshme. Qytetarët janë larguar nga zona dhe kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa situata është tensionuar në zonën e Pallateve Agimi, ku ka pasur përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë. Gjatë përplasjes, protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër forcave të rendit, duke brohoritur “Policia e krimit” dhe “Poshtë krimi”. Pavarësisht tensioneve, marshimi ka vijuar në rrugët e Tiranës, i shoqëruar nga thirrje të tjera si “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”.