Marshim dhe ‘luftë’ në rrugët e Tiranës, policia shoqëron disa protestues pranë Kishës Ortodokse
pamje nga arrestimet TIRANË- Protestuesit po marshojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërsa ndiqen nga policia me gaz lotsjellës dhe ujë me qëllim shpërndarjen e tyre. Disa protestues janë arrestuar në ambientet e jashtme të Kishës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Pas episodeve të tensionuara, efektivët kanë ndërhyrë në zonë dhe shoqëruar disa protestues që po përpiqeshin t'i shmangeshin policisë. View this post on Instagram Situata vijon të jetë dinamike pas lëvizjeve të protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë, tensione të tjera vijojnë të regjistrohen edhe në bulevard ku situata paraqitet e paqëndrueshme pas rikthimit të protestuesve. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai