Marrin para dhe një armë gjahu…/ Dy persona grabisin një banesë në Lezhë, në kërkim autorët

Marrin para dhe një armë gjahu…/ Dy persona grabisin një banesë në Lezhë, në kërkim autorët

Një shtetas ka denoncuar në policinë se dy persona kanë vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një armë gjahu në banesën e tij. Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Lezhë: “U referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 28.04.2025, shtetasi M. P. ka njoftuar Policinë, se në orët e para të mëngjesit, 2 shtetas kanë vjedhur me dhunë një shumë parash 290.000 lekë të rinj dhe...
Burimi: Sot.com.al