Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Marrin flakë kullotat në Memaliaj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga një bari
👁12286
Një zjarr ka përfshirë kullotat në fshatin Anë Vjosë, Njësia Administrative Qesarat, Bashkia Memaliaj, rreth një orë më parë. Sipas burimeve për Report Tv flakët janë konstatuar në një zonë të thellë dhe të vështirë për ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke vështirësuar ndjeshëm punën e forcave të emergjencës. Pavarësisht terrenit të vështirë, zjarrfikësit e Memaliajt kanë mundur të neutralizojnë flakët duke përdorur mjete rrethanore, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonave të tjera me bimësi të dendur. Zjarri ka shkrumbuar rreth dy dynym kullotë, ndërsa dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një bari që ndodhej në afërsi...