Marrëveshja për emigrantët, raporti: Italisë i kushtoi 114 mijë euro në ditë qendra në Gjadër

Marrëveshja për emigrantët, raporti: Italisë i kushtoi 114 mijë euro në ditë qendra në Gjadër

Marrëveshja me Shqipërinë për ndërtimin e dy qendrave të ndalimit për emigrantët po rezulton e shtrenjtë për Italinë. Sipas një raporti të publikuar nga ActionAid dhe Universiteti i Barit, ky model është “jashtëzakonisht i kushtueshëm, i padobishëm dhe çnjerëzor”. Sipas raportit, qendrat në Shëngjin dhe Gjadër, të hapura në tetor 2024, kanë konsumuar miliona euro fonde publike të Italisë. Vetëm për ndërtimin e qendrës në Gjadër janë shpenzuar 74.2 milionë euro, me një kosto prej 153 mijë eurosh për çdo shtrat. Në kontrast, një qendër e ngjashme në Itali (Porto Empedocle) ka kushtuar vetëm 21 mijë euro për shtrat. Në vetëm 5 ditë operimi...