Marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me dy vajza të mitura, arrestohen dy 19-vjeçarë

Marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me dy vajza të mitura, arrestohen dy 19-vjeçarë

Dy 19-vjeçarë janë arrestuar në Shkodër pasi akuzohen se shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy vajza të mitura. Sipas policisë ata dyshohet se shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy të mitura, 16-vjeçe dhe 14-vjeçe. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej tyre iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu bëhet me dije se ata akuzohen për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi i policisë: DVP Shkodër Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë...