Marquinhos vlerëson shokun e skuadrës: Ishte ai që na kualifikoi në gjysmëfinalet e Champions

Marquinhos vlerëson shokun e skuadrës: Ishte ai që na kualifikoi në gjysmëfinalet e Champions

16 Prill 2025 9:30 Telesport Paris Saint-Germain është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Champions League edhe pse humbi 2-3 ndaj Aston Villa në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve. Një humbje që nuk pengoi kampionët e Francës të avancojnë, pasi kishin fituar 3-1 në Paris. Kapiteni Marquinhos komentoi rezultatin e ndeshjes dhe kualifikimin për në gjysmëfinale: “Kam kaluar periudha të vështira ndaj po e shijoj këtë moment. Ky ekip po tregon vlera”. “Kjo është një skuadër e cila po rritet, por ka gjithmonë diçka për të punuar dhe për t’u përmirësuar. Kemi një trajner kërkues. Do të analizojmë gabimet që kemi bërë për t’i korrigjuar në funksion të gjysmëfinales”, tha Marquinhos. Ai nuk u kurseu lëvdatat për portierin Donnarumma: “Ekipet fitojnë edhe sepose kanë portierë që...