Marotta zbulon prapaskenat: Inzaghi vendosi të largohej pas finales ndaj PSG-së, ja pse zgjodhëm Chivu

Marotta zbulon prapaskenat: Inzaghi vendosi të largohej pas finales ndaj PSG-së, ja pse zgjodhëm Chivu

Pas disa ditësh të mbushura me ngjarje të forta, Beppe Marotta rikthehet të flasë, madje përpiqet të qartësojë pesë ditët e fundit që kanë tronditur botën zikaltër. Presidenti i Interit foli në kuadër të ‘Festivalit të Serie A’, që po mbahet në Parma. Kreu i klubit e komentoi kështu skepticizmin e tifozëve dhe medias, pas vendimeve të marra (mbas finales në Mynih): “Përgjigjja është e thjeshtë dhe normale. Në futboll, nëse fiton, je i mirë, nëse humbet, shumë më pak. Na ka mbetur një shije e hidhur nga dështimi i një jave më parë, por kjo është pjesë e futbollit....
Burimi: Telesport.al