Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Markez prova për rekord, Kuartararo e rivalizon në Francë
👁5508
Mark Markez i jashtëzakonshëm në fund të ditës së parë të provave për Çmimin e Madh të Francës. Pasi dominoi seancën e parë të provave të lira të fundjavës së Le Mans, kampioni spanjoll bëri diferencën edhe në seancën para-kualifikuese e cila u dha dhjetë të parëve në renditje akses të drejtpërdrejtë në kualifikimet e së shtunës në mëngjes. Pas Markez (koha më e mirë ndonjëherë në Bugatti-n e Le Mans në një minutë, 29 sekonda dhe 855 të mijëtat) ishte heroi vendas Fabio Kuartararo i cili përfundoi 177 të mijëtat pas liderit, duke mposhtur Françesko Banjaia-n praktikisht pa kohë...