Mario Benedetti: Ja pse më pëlqejnë këta njerëz…

Mario Benedetti: Ja pse më pëlqejnë këta njerëz…

Nga Mario Benedetti “Më pëlqejnë njerëzit e kthjellët, që nuk turpërohen nga gabimet e tyre, a nga padija për diçka të caktuar.Njerëzit që luftojnë kundër andrallave të tyre.Më pëlqejnë njerëzit që kërkojnë zgjidhje.Më pëlqejnë njerëzit që mendojnë e përsiaten shpirtërisht.Njerëzit që i çmojnë të tjerët, as për shkak të stereotipeve shoqërore, as prej shndritjeve të tyre.Njerëzit që nuk gjykojnë, as lejojnë të gjykohen.Më pëlqejnë njerëzit që arrijnë të kuptojnë se gabimi më i madh i njeriut, është të ngulisë në mendje, çfarë nuk i buron nga zemra. Ndjeshmëria, guximi, solidariteti, mirësia, respekti, qetësia, vlerat, hareja, ëndrrat, pendimi e dashuria për të tjerët e veten, janë thelbi i qenësisë NJERËZORE.Me njerëz të tillë, dua të kem të bëj tërë jetën, e po t’i kem pranë meje,...