Marinza po shuhet: Nga 3500 në më pak se 1000 banorë, tokat bujqësore braktisen

Marinza po shuhet: Nga 3500 në më pak se 1000 banorë, tokat bujqësore braktisen

Nga 3500 në më pak se 1000 banorë, Marinzës po i braktisen tokat dhe po i shuhet bujqësia. Shkaku: rritja e çmimit të naftës dhe pesticideve, si dhe rritja e kostove të jetesës. Prej disa vitesh, fshati i Marinzës në Fier po përballet me një fenomen gjithnjë e më shqetësues: braktisjen e tokave bujqësore dhe largimin gradual të banorëve. Një pjesë e fermerëve po i lënë tokat djerrë, të tjerë po i japin me qira, ndërsa disa kanë nisur t’i kthejnë parcelat bujqësore në ullishte, duke hequr dorë nga kultivimi i drithërave. Në këto kushte, shumë prej tyre po zgjedhin të mos e punojnë më tokën, pasi shpenzimet shpesh nuk justifikohen nga të ardhurat që sigurojnë në fund të sezonit. Banorët tregojnë se dikur fshati...