Marinari britanik në gjyq, akuzohet se po përgatitej të spiunonte për Rusinë
Një detar i Marinës Mbretërore britanike është paraqitur në gjykatë, pasi akuzohet se kishte ndërmarrë hapa për t’i dorëzuar informacione të ndjeshme të Mbretërisë së Bashkuar një fuqie të huaj. Able Seaman Teddy Young, 24 vjeç, i cili ishte i specializuar në inteligjencën ushtarake, u paraqit të enjten në Gjykatën e Magjistratëve të Westminsterit, pasi u akuzua në bazë të Aktit të Sigurisë Kombëtare. Sipas akuzave, Young kishte ruajtur materiale të mbrojtjes dhe inteligjencës britanike, të cilat i kishte pasur në dispozicion për shkak të detyrës, si dhe kishte ndërmarrë veprime që dyshohet se lidhen me përgatitjen për t’ia përcjellë këto informacione një fuqie të huaj. BBC raporton se ndër akuzat ndaj tij janë edhe përkthimi i një mesazhi në gjuhën ruse dhe kërkimi i...
Burimi:
javanews.al