Maresca: Nuk e meritonim humbjen ndaj Villa, nuk i shfrytëzuam rastet e krijuara dhe e pësuam
Manchester City pësoi në fundjavë humbjen e parë në Premier League. skuadra e trajnerit Enzo Maresca u mund 2-1 nga Aston Villa. “Performanca në përgjithësi ishte e mirë, duke marrë parasysh numrin e rasteve që krijuam”, tha trajneri italian. “Në pjesën e dytë pësuam gol gjatë një tranzicioni, duhej të mbroheshim pak më mirë dhe të kishim pak më shumë fat në atë situatë, por ky është futbolli. Do të nxjerrim mësime nga kjo humbje”, deklaroi Maresca. Më tej, ai sqaroi: “Ndonjëherë duhet të kesh pak më shumë fat, pasi në total u lejuam atyre vetëm dy raste, ndërsa ne krijuam shumë momente dhe mundësi shënimi”. “E zhvilluam pjesën më të madhe të lojës brenda zonës së tyre dhe na duhej të ishim më konkretë...
Burimi:
telesport.al