Maresca: Duhet një ndeshje e përkryer për të mundur PSG, por mendoj se mund t’ia dalim

Maresca: Duhet një ndeshje e përkryer për të mundur PSG, por mendoj se mund t’ia dalim

14 Tetor 2026 9:50 Telesport Një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes së sotme në Champions League është ajo mes Manchester City dhe kampionëve në fuqi të PSG. Trajneri italian i “citizens”, Enzo Maresca, shpreson që skuadra të vijojë paraqitjet e mira të deritanishme. “Mesazhi për mbrëmjen e sotme është mjaft i thjeshtë: luajmë për të fituar. Duhet të zhvillojmë një ndeshje të përsosur, duke qenë se ata janë aktualisht skuadra më e mirë në Evropë”, deklaroi Enzo Maresca në konferencën për shtyp. Më tej, ai shtoi: “Ata kanë fituar dy edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve, gjë që dëshmon cilësinë e tyre. Na duhet një paraqitje e patëmetë dhe duhet të japim gjithçka. Besoj se mund t’i mposhtim“. I të njëjtit mendim edhe...