Marcus Thuram feston 28-vjetorin. Titullar i padiskutueshëm tek Interi, por jo aq te… Franca

Marcus Thuram feston 28-vjetorin. Titullar i padiskutueshëm tek Interi, por jo aq te… Franca

Për të dytën verë me radhë, Marcus Thuram është në shënjestrën e klubeve të mëdha. Por ndoshta, për të dytën verë me radhë, ai do të qëndrojë tek Interi, pas një sezoni të mirë, ndonëse jo të jashtëzakonshëm, duke lënë mënjanë goditjen brilante me thembër kundër Barcelonës, që mund t’i kishte sjellë interesime nga klubet më të mëdha të Europës. Sidoqoftë, nuk ka pasur oferta konkrete. Vetëm një muaj më parë, më 8 korrik, skadoi klauzola për prishjen e njëanshme të kontratës. Thuram pëlqehej veçanërisht në Premier League, ku si gjithmonë Manchester United, por edhe Arsenali, kishin shprehur vlerësim, pa ndërmarrë megjithatë hapa zyrtarë. Fakti që kjo klauzolë ka skaduar nuk përjashton plotësisht mundësinë e ndonjë oferte apo vlerësimi për shitje, por ndjesia është se...