Marash Kumbulla protagonist në debutimin me Rayo Vallecano-n, fiton penallti dhe ndihmon skuadrën të kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Mbretit

Marash Kumbulla protagonist në debutimin me Rayo Vallecano-n, fiton penallti dhe ndihmon skuadrën të kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Mbretit

Marash Kumbulla e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij në Kupën e Mbretit me Rayo Vallecanon. Mbrojtësi shqiptar debutoi në sfidën kundër Recreativo Huelva, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultatin 3-2 pas kohës shtesë. Kumbulla luajti për 80 minuta dhe ishte ndër futbollistët më të spikatur të Rayo Vallecanos. Gjatë pjesës së parë, ai iu afrua golit me një goditje të rrezikshme fluturimthi, duke detyruar portierin kundërshtar të bënte një pritje të shkëlqyer. Pak më vonë, mbrojtësi kuqezi fitoi penalltinë që i mundësoi Rayo Vallecanos të barazonte rezultatin në 1-1. Për më tepër, aksioni përfundoi edhe me përjashtimin e mbrojtësit të Recreativo Huelvës, Roan Riera. Paraqitja e Kumbullës ishte pozitive edhe në aspektin defensiv. Shqiptari fitoi të pesë duelet...