Marash Kumbulla dhe Espanjoli vendosin titullin në La Liga, heqin Atletiko Madridin nga gara

Marash Kumbulla dhe Espanjoli vendosin titullin në La Liga, heqin Atletiko Madridin nga gara

Espanjoli ka hequr Atletiko Madridin nga gara e titullit kampion. Ekipi i Marash Kumbullës ka barazuar sot në shtëpi ndaj ekipit të SImeones në shifrat 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Azpilicueta-s në minutën e 39. Ndërkohë vendasit barazuan me Puadon në të 71 nga pika e bardhë e penalltisë. Marash Kumbulla luajti për 90 minuta në këtë takim dhe sipas Flashscore, meritonte notën 6.8. Pas këtij barazimi, Atletiko qëndron 6 pikë larg Barcelonës kryesuese dhe me një ndeshje më shumë të luajtur që do të thotë, kapitullim për vendin e parë. /Sport Ekspres/

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: Sportekspres.com